7.7 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Buy now

spot_img

Zhvillimet në veri, reagon edhe Rusia

“Rusia do të vazhdojë ta mbështesë Serbinë në mbrojtjen e të drejtave të saj legjitime në raport me Kosovën”, ka thënë një zyrtar i Ministrisë së Jashtme ruse, një ditë pas tensioneve në veri.

Të premten kryetarët e rinj të komunave në Leposaviq, Zubin-Potok dhe Zveçan tentuan të hynin në objektet komunale, një ditë pas betimit, por u përballën me qytetarë serbë që bllokuan hyrjet e objekteve komunale. Policia ka ndërhyrë për t’i shpërndarë protestuesit, ndërsa kryetarët hynë e dolën nga objektet komunale.

Yuryy Philipson ka thënë se çdo vendim për Kosovën duhet të jetë i pranueshëm për serbët dhe i miratuar nga Këshilli i Sigurimit i OKB-së.

“Perëndimi, në stilin e tij të preferuar cinik, po e trajton në mënyrë selektive të drejtën ndërkombëtare, duke u përpjekur me të gjitha forcat që ta zëvendësojë dokumentin bazë me skema të njëanshme që nuk marrin parasysh interesat themelore të popullit serb dhe e detyrojnë atë të pranojë ‘shtetësinë’ e provincës”, ka thënë Philipson.

Veprimet e autoriteteve të Kosovës dje në veri i kanë dënuar ashpër aleatët ndërkombëtarë, veçanërisht Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img