-0.3 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

Dardan Molliqaj ka dy fjalë për AAK-në, thotë se po përafrohet me PDK-në

Sekretari Organizativ i Vetëvendosje, Dardan Molliqaj ka thënë se rezoluta e miratuar në Kuvendin e Kosovës për lirimin e Ramush Haradinajt, është votuar sa për sy e faqe.

Molliqaj ka thënë se AAK kohëve të fundit është shndërruar në satelit të PDK-së.“Është rezolutë sa për sy e faqe, por më shqetëson që kohëve të fundit kemi përafrim të PDK-së dhe AAK-së, më shumë kanë votuar njëjtë, se sa PDK- LDK”, ka thënë Molliqaj në Info Magazine.

“Rezoluta ka pësuar transformime që mendojmë se kanë qenë jo mjaftueshëm të drejta, mirëpo megjithatë sponzorisuezi ka qenë AAK”, ka shtuar Molliqaj.

Ai ka pohuar se kjo rezolutë është  votuar sot e jo më herët sepse nuk ka funksion.

“Është votuar deri në lirimin e Haradinajt e jo heqjen e fletë-arresteve dhe në këtë kohë nuk ka dialog”, ka theksuar Molliqaj.

“Nëse shohim komunikimet publike PDK – AAK, votimet, është gjithçka e qartë, mendoj se është gabim por është vendim i tyre”, ka pohuar ai.

“Edhe rezolutën e zbutën shumë, ne e mbështetëm sepse jemi për lirimin e Haradinajt dhe ndërprerjen e dialogut por besuam se do të ishte një rezolutë më e fuqishme. Ne kemi kërkuar që të mos ketë ndryshime por megjithatë e kemi mbështetë”, ka përfunduar Molliqaj.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img