-2.9 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

Analisti zviceran i reagon Hovenierit pasi dënoi aksionin e Policisë së Kosovës në veri

Analisti zviceran, Toby Vogel, i cili është edhe pjesë e Democratization Policy Council, ka reaguar ndaj ambasadorit të SHAB-së në Prishtinë, Jeff Hovenier, pasi ky i fundit përmes një qëndrimi publik ka dënuar veprimet e sotme të Policisë së Kosovës në veri të vendit për të ndihmuar kryetarët e rinj për t’u future në objektet e komunave në veri.

Vogel ka thënë se huliganët me shumë gjasë të drejtuar nga Beogradi po sulmojnë policinë e Kosovës për të parandaluar kryetarët e rinj që të shkojnë në zyra, derisa, sipas tij, SHBA-ja anon kah protestuesit e dhunshëm.

“Huliganët me shumë gjasa të drejtuar nga Beogradi po sulmojnë policinë e Kosovës për të parandaluar që kryetarët e sapozgjedhur të komunave të marrin detyrën. Shtetet e Bashkuara janë krahë… me protestuesit e dhunshëm”, ka shkruar Vogel.

 

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img