4.5 C
Pristina
Thursday, November 28, 2024

Buy now

spot_img

Hoti pas tensioneve në veri: Veprimet të koordinohen me miqtë e Kosovës

Ish-kryeministri Avdullah Hoti thotë se veprimet në veri të vendit duhet të koordinohen domosdoshmërisht me miqtë e Kosovës.

Sipas Hotit, duhet vendosur rendi në veri, por veprimet duhet të mendohen mirë.

“Ligj dhe rend në të gjithë Kosovën. Edhe në veri. Por veprimet të jenë të menduara dhe të përgatitura mirë. Në veçanti dhe DOMOSDOSHMËRISHT të koordinuara me miqtë e Kosovës”, ka shkruar Hoti.

Ambasada e SHBA-së në Kosovë i ka dënuar veprimet e autoriteteve të shtetit të Kosovës për t’i futur kryetarët e rinj në objektet e komunave.

Në një reagim në profilin e ambasadorit amerikan, Jeff Hovenier, thuhet se “masat e dhunshme” duhet të ndërpriten menjëherë.

“Shtetet e Bashkuara dënojnë veprimet që po vazhdojnë nga autoritetet kosovare për të hyrë në objektet e komunave në veri të Kosovës. Masat e sotme të dhunshme duhet të ndalen menjëherë”, ka shkruar Hovenier.

Turma njerëzish janë mbledhur para objekteve të komunave veriore, pasi nëpër këto qytete janë dëgjuar sirena.

Policia e Kosova ka mundëuar hyrjen e kryetarëve të rinj në objektet e komunave në Zveçan, Zubin Potok  e më pas edhe në Leposaviq.

Raportohet se sot janë lënduar së paku pesë policisë, ndërsa nuk ka informacione për qytetarë të lënduar.

 

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img