Dita e sotme në veri ka nsiur me tensione nga strukturat paralele serbe, të cilat kanë kundërshtuar hyrjen në objekte komunale të kryetarëve të sapozgjedhur të Leposaviqit, Zubin Potokut e Zveçanit.
Pesë policë janë lënduar teksa disa vetura të Policisë janë djegur.
Mobilizim të plotë ka bërë Njësia Speciale e cila është me autoblinda në vendet ku ka protesta, për të evituar eskalimin e situatës.
Ndërkohë, edhe Policia në Pejë është duke u mobilizuar për t’u nisur drejt veriut.
Indeksonline raporton se pranë Stacionit Policor të Pejës janë duke u bërë gati forcat policore.