Edhe Akil Gjakova është mposhtur në çerekfinale të Grand Prix të Austrisë.
Xhudisti kosovar u mposht nga Moldavi, Adil Osmanov në kategorinë deri në 73 kilogramë.
Por, Gjakova do të vazhdojë në repesazh në garë për medaljen e bronztë.
Aty, ai do të ndeshet me një tjetër xhudist nga Moldavia, Petru Pelivan.