Sirena të alarmit janë lëshuar në katër komunat në veri të Kosovës.
Disa qytetarë kanë njoftuar për alarmin e lëshuar në Mitrovicë të Veriut.
Raportohet se alarme të tilla janë lëshuar edhe në Leposaviq, Zveçan e Zubin-Potok.
Sipas burimeve të KOHËS qytetarë serbë janë mbledhur para ndërtesave komunale në Zubin-Potok, Leposaviq e Zveçan, për të kundërshtuar hyrjen e kryetarëve të rijnë në ndërtesa.
Ndërsa kryetari i Kuvendit Komunal në Mitrovicë të Veriut, Nexhat Ugljanin, ka thënë se sirenat e alarmit “janë lëshuar nga strukturat paralele”, ndërsa si shkak për to ka thënë se “mund të jetë mitingu që do ta mbajë Aleksandër Vuçiqi në Serbi”.
Ugljanin i tha KOHËS se në komunat tjera, Zubin-Potok, Zveçan e Leposaviq, janë tubuar njerëz.
Ndërkohë, në Leposaviq janë vendosur dy kamionë para Komunës