Kryetarit të ri Komunës së Zubin Potokut, Izmir Zeqirit, i është ndaluar hyrja në objektin e komunës.
Tutje, Zeqiri, siç raporton Klan Kosova, është tërhequr edhe nga tentimi për të hyrë në objektin e Komunës.
Kjo për faktin se qytetarë lokalë kanë bllokuar hyrjen në ndërtesën e Komunës.
Pak çaste më vonë, ishte lëshuar edhe alarmi i cili kërkon mobilizim të komunitetit serb.