Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Vjosa Osmani, ka komentuar ngjarjet e fundit për krijimin e Ushtrisë së Kosovës. Ajo ka thënë se Deklaratat e SHBA’së për transformimin e FSK’së janë më të ashpra në historinë e marrëdhënieve tona me këtë shtet.
“Nuk mund të bëhet Ushtria pa u koordinuar me SHBA. Ky shtet është vet NATO’ja dhe ne nuk mund ta bëjmë ushtrinë pa na mbështetur ata. Unë mendoj se deklaratat e tyre, ambasadorit janë të qarta dhe janë të më të ashprat që kanë ardhur ndonjëherë prej që Kosova dhe SHBA janë miq”, ka thënë Osmani.
Ajo ka thënë se veprimet e Hashim Thaçit pa koordinim me shtetet mike mund të jenë të rrezikshme.