Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla sot takohet me ministrin e Punëve të Jashtme të Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani.
Takimi zhvillohet në orën 09:00 dhe pas takimit të dy homologët mbajnë konferencë për medie.
Pas Gërvallës, Bujar Osmanin e pret në takim presidentja e vendit, Vjosa Osmani.
Takimi pritet të zhvillohet në Kabinetin e Presidentes duke filluar në orën 10:25.
Ndërsa në orën 12:20, kryediplomati i Maqedonisë së Veriut do të takohet me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin.
Takimi zhvillohet në ndërtesën e Qeverisë së Kosovës.