Besnik Bislimi pritet që të hënën e javës së ardhshme ta vizitojë Mitrovicën e Veriut.
Të paktën kështu ka deklaruar gazetari serb i veriut të Kosovës, Branislav Kërstiq.
Kërstiq, në Kanal10 ka thënë se Bislimi përveç Mitrovicës së Veriut, do ta vizitojë edhe atë të Jugut, ndërsa do të flasë me njerëz, për t’u njohur nga afër me problemet e njerëzve atje.
“Sipas informatave që kam zv/kryeministri të hënën e ardhshme vjen në veri për të biseduar me bisedu me njerëz, dhe disa takime në anën jugore. Unë do të jem në atë takim.
As unë e asnjë qytetar i Kosovës s’ka arsye me qenë i shqetësuar. Pak kemi bërë lojëra me atë ngritjen e flamurit e me pamje patriotike.”, deklaroi tutje Kërstiq.