-1.2 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Buy now

spot_img

Aliu tregohet ambicioz, përmend fundin e vitit si mundësi për përfundimin e autostradës së Gjilanit

Ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu bën të ditur se një ndër problemet në përfundimin e autostradës së Gjilanit ka qenë edhe çështja e shpronësimit.

Në “Këndi i Debatit” në Tëvë 1, Aliu theksoi se janë duke bërë përpjekje që kjo autostradë të përmbyllet në fund të këtij viti.

“Te autostrada e Gjilanit jemi duke u marrë me secilin llot veç e veç, disa kanë probleme më të mëdha disa më të vogla, por jemi duke bërë përpjekje që e gjithë puna në autostradë të arrijë të përmbyllet në këtë vit. Pra fundi i këtij viti të jetë vit i përmbylljes se projektit të autostradës së Gjilanit…në mënyrë që pastaj menjëherë në vitin që vie të fillojmë me projektin që ka të bëjë me vazhdimin e autostradës te Dheu i Bardhë”, tha ai.

Tutje, ai deklaroi se po punojnë intensivisht.

“Jemi duke punuar intensivisht, ka telashe të vazhdueshme, gjithmonë situata të paparashikueshme na dalin…kemi përgjigje serioze dhe pozitive edhe nga ana e operatorëve edhe nga struktura e menaxhmentit brenda Ministrisë, dhe unë jam optimist që do të kemi proges serioz dhe përfundim të autostradës në fund të vitit”, shtoi ministri Aliu.

Krahas ndërrimit të Qeverive, punimet në këtë autostradë kanë filluar që me 15 prill të vitit 2018.

 

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img