2 C
Pristina
Thursday, November 7, 2024

Buy now

spot_img

Specialja kritikohet për seancat private, paralajmërohet dinamikë tjetër e seancave në rastin Thaçi dhe të tjerët

Mbyllja e seancave për publikun në procesin gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së, në Dhomat e Specializuara në Hagë, ka nxitur reagime të shumta, veçanërisht të njohësve të çështjeve të drejtësisë.

Avokati i akredituar i Gjykatës Speciale, Skënder Musa ka thënë se është mirë që ka filluar procesi, pasi ka pasur zvarritje të shumta gjatë fazës së hetimeve deri të ngritja e aktakuzës.

Musa e ka vlerësuar të paarsyeshme zvarritjen e seancave.

Sa i përket mbylljes se seancave, ai ka thënë se është në kundërshtim me parimin e publicitetit.

Ai pret që muajve në vijim të rritet dinamika e zhvillimit të seancave.

“Mbyllja e seancave është bërë më qëllim të ruajtjes së jetës së dëshmitareve dhe familjeve tyre. Kanë të drejtë dëshmitarët të paraqesin kërkesa për seanca të mbyllura. Por, trupi gjykues duhet t’i vlerësoj se a janë më të vërtetë të rrezikuar dëshmitarët. Mbyllja e seancave për publikun është në kundërshtim me parimin e e publicitetit dhe për këtë arsye gjykata duhet të lejoj që të mbyllen seancat vetëm në rastet kur konsiderojnë se ekziston rrezik real për dëshmitarët dhe familjaret e tyre, por jo të mbyllen në bazë të secilës kërkesë të dëshmitarëve”, ka thënë ndër të tjera ai për IndeksOnline.

Më tutje, ai ka thënë se shumë dëshmitarë që dëshmojnë në gjykata duan që të mos merren vesh nga publiku se janë dëshmitarë, por Gjykata, thotë avokati nuk është e obliguar që të marrë parasysh dëshirat dhe çështjet emocionale të dëshmitarëve, por vetëm rrezikun potencial për jetën dhe shëndetin e tyre dhe familjareve të tyre.

“Unë konsideroj se është tepruar me seanca të mbyllura për shkak se sipas kodit të procedurës penale të Kosovës, Kushtetutës së Kosovës, konventave ndërkombëtare që merren me këto çështje sidomos të krimeve të luftës dhe krimeve kundër njerëzimit, zakonisht i mbajnë seancat publike për shkak se konsiderojnë se është interes i qytetarëve të jenë të informuar me rrjedhën e procedurës, por edhe vet familjarëve të viktimave të cilët duhet të jenë të informuar me rrjedhën e procedurës dhe mënyrën se si po ecën procedura”, ka shtuar ai.

“Unë besoj se dinamika ka më ndryshu e seancave të dhomave të Specializua dhe do të caktohen seanca shumë më shpesh, sepse nëse vazhdohet me 5- 6 dëshmitar në tre katër muaj, atëherë dinamika është në kundërshtim me parimet që procedura të jetë efikase. Shpresoj që ka me pas më tepër seanca besoj gjatë procesin gjyqësor të dy palët edhe mbrojtja edhe prokuroria do të heqin dëshmitare që mund t’i konsiderojnë të panevojshëm gjatë zhvillimit të procedurës, për shkak se dëshmitarët kryesor janë të parët”, ka përfunduar Musa.

Deri tash në Dhomat e Specializuara janë dëgjuar 7 dëshmitarë. Ish-krerët e UÇK-së ndodhen në paraburgim në Hagë që nga nëntori i vitit 2020.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img