Kryeministri i vendit, Albin Kurti, nesër do të presë në takim ministrin e Jashtëm të Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani.
Takimi mes Kurtit e Osmanit do të mbahet nga ora 12:20 në ndërtesën e qeverisë, thuhet në njoftimin e kryeministrisë.
Ndërsa, përpara Kurtit, Osmani do të ketë takim edhe homologen e saj kosovare, Donika Gërvalla, që pritet të nisë nga ora 09:00.
Pas takimit, Gërvalla e Osmani, paralajmërohet se do të mbajnë edhe konferencë për media.