2.8 C
Pristina
Thursday, November 14, 2024

Buy now

spot_img

Barcelona siguron 30 milionë euro nga marrëveshja e fundit

Barça njoftoi këtë të enjte arritjen e një marrëveshjeje sponsorizuese me TP Vision, kompaninë përgjegjëse për projektimin dhe prodhimin e produkteve Philips.

Nga kjo e enjte, në ndeshjen kundër Mallorcas, marka “Amblight TV” do të vendoset në mëngët e fanellës së “blaugranave”.

Klubi nuk i zyrtarizoi shifrat apo kohëzgjatjen e kontratës, por, siç theksohet nga “El Mundo Deportivo”, klubi katalan do të përfitojë 30 milionë euro në tre vjet në një kontratë në rritje (tetë milionë në sezonin 2023-24, 10 milionë në 2024-2025 dhe 12 në 2025-2026).

Ekziston mundësia që kontrata të zgjatet pas vitit të tretë, por ngaqë është një vit zgjedhor, Barça do ta lërë të hapur mundësinë për ta ndërprerë në vitin 2026.

Kështu, Barça merr një tjetër injeksion të rëndësishëm ekonomik, që do të ndihmojë në paraqitjen e planit të qëndrueshmërisë në LaLiga, në mënyrë që të jetë në gjendje të kryejë afrimet e reja, ashtu siç dëshiron Xavi Hernandez.

 

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img