Policia e Kosovës, në kuadër të luftës për parandalim dhe luftim të veprave të kundërligjshme, e në veçanti kontrabandës, ka intensifikuar kontrollet taktike dhe operacionale në terren, ku si rezultat i kësaj është identifikuar një rast i kontrabandës me mallra.
Njësia policore gjatë patrullimit në brezin kufitar kanë ndërmarrë masa të nevojshme operativo-taktike duke ndaluar një automjet kombi pa targa, me vozitës të dyshuarin me iniciale (M.K.)
Gjatë kontrollit në veturë janë gjetur dhe sekuestruar: 104 pako me vaj motorik, 4 fellne mercedes AMG dhe 6 goma të veturës.
Policia ka njoftuar se provat e lartcekura janë proceduar sipas procedurave të parapara, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.
Rasti është duke u trajtuar nga njësitet përkatëse policore të Drejtorisë Rajonale Kufitare Veri.