Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, priti në takim presidentin e Akademisë Papnore për Jetë të Italisë, imzot Vincenzo Paglia.
Në një takim miqësor, të shoqëruar edhe nga Ambasadori i Norvegjisë në Kosovë, Jens Erik Grondahl, u bisedua për rëndësinë e lirive fetare.
Kryeministri theksoi se Kosova është shtet laik dhe se Kushtetuta e Kosovës e kuadri ligjor ofrojnë liri dhe garanci të zgjeruara për ushtrimin e fesë në përputhje me Konventën Evropiane për të Drejtat e Njeriut.
Imzot Paglia u shpreh se është i mbushur plot shpresë kur sheh avancimin e Kosovës në këto vite dhe progresin e arritur duke theksuar mbrojtjen e lirive dhe harmonisë fetare./PrishtinaPress/