Komisionari për Zgjerim i Bashkimit Evropian, Oliver Varhelyi, ka shkuar në Qeverinë e Kosovës në kuadër të vizitës që ka sot.
Varhelyi atje ka filluar takimin me kryeministrin Albin Kurti, me të cilin do të mbajë konferencë për media.
Para Kurtit, Varhelyi u takua me Osmanin, më pas do të takohet me zëvendëskryeministrin Besnik Bislimin, përfaqësues të partive opozitare, si dhe do të vizitojë Mitrovicën e Veriut.