Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq do të presë sonte në orën 20:00 serbët nga Kosova, të cilët janë nisur në këmbë për në tubimin e madh kombëtar “Serbia e Shpresës”, njoftoi Presidenca serbe
Siç u tha, takimi do të mbahet në ndërtesën e Sekretariatit të Përgjithshëm të Presidentit të Republikës.
Kujtojmë, 13 të rinj nga Kosova, nga disa fshatra afër Pomoravljes së Kosoves – Gornje Kusca, Ranillug, Veliko Ropotova, Kamenica dhe Draganac, u nisën në rrugën e tyre nga Kosova për në Beograd në këmbë për në takimin e serbëve.
Të rinjtë kanë deklaruar se kanë shkuar në udhëtim me iniciativën e tyre me qëllim që të mbështesin presidentin Vuçiq në një tubim të madh që do të mbahet javën e ardhshme.
Ata theksuan se dëshirojnë ta falënderojnë presidentin Vuçiq për përpjekjet që investon në ruajtjen e identitetit serb në Kosovë dhe për të mbështetur të gjitha aktivitetet e mëtutjeshme që do të kontribuojnë në përparimin e popullit serb në këto zona.