Andres Iniesta duket se i ka dhënë fund aventurës së tij me Visel Kobe.
Me anë të një konference për mediat, mesfushori spanjoll nuk i fshehu dot lotët, duke i dhënë lamtumirën klubit japonez.
“Mendoja gjithmonë se do të tërhiqesha këtu. Të vija në Japoni është një nga vendimet më të mira që kam marrë në jetën time. Ndihem shumë krenar për këtë hap të hedhur në karrierë, duke e ndihmuar këtë klub të ngrihet”, u shpreh Iniesta.
39-vjeçari dhe klubi ranë dakord për të ndërprerë kontratën, teksa mesfushori legjendar i Spanjës tashmë është gati për një aventurë të re, teksa ende nuk mendon t’i varë këpucët në gozhdë.