4.9 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

Shala: Nuk mund t’i mbuloni aferat duke u vënë logon “sekret shtetëror”

Deputeti i PDK-së, Ferat Shala, akuzoi ministren e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdarin dhe qeverinë për siç tha, dështime në disa fusha.

Gjatë fjalimit të tij në seancën e sotme plenarë në Kuvendin e Kosovës, ai tha se janë bërë shumë keqmenaxhime.

“Rozeta Hajdari ka shënuar dështim gjatë mandatit të saj. Ka trajtuar disa biznese me prioritet e duke i lënë të tjerët që janë meritorë. Skandali i Dubait Expo 2020 ku tetë muaj artefaktet e Kosovës mbesin atje dhe pas tetë muajsh s’e dimë se si është gjendja e tyre. Ministrja i lë në Dubai për tetë muaj”.

“Angazhimi i ekspertëve me pagesë një mijë euro ditën për hartimin e strategjisë dhe industrisë. Kjo është kosto e lartë”.

“Nënshkrimi i jashtëligjshëm i kontratës për investitorin strategjik. Katër muaj pas reagimit tonë sigurohet një letër pa konditat ligjore”.

“Keqmenaxhimi i rezervave shtetërore është skandali i radhës. Sot e kemi keqmenaxhimin e vajit ushqimor, pikërisht gjatë fazës që kanë qenë aferat e ngritjes se çmimeve, sot kemi aferën e pazbuluar se ku i kemi 200 mije litra vaj që nuk kane ardhur ende, e pagesat janë bërë. Çka po ndodh me rezervat shtetërore të vajit”.

“Rritja e importit nga Serbia gjatë këtij mandati. Asnjëherë s’kemi pasur import më të lartë se tani nga shteti serb, janë rreth 360 milion brenda vitit 2022”

“Nuk mund t’i mbuloni aferat duke u vënë logon “sekret shtetëror”, deklaroi mes tjerah Shala.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img