Policia e Kosovës ka njoftuar se e ka ndaluar një person i cili ka lëvizur me 215 kilometra në orë në zonën ku kufizimi ishte 80 kilometra në orë.
I njëjti, lëvizte në këtë shpejtësi në rajonin e Mitrovicës.
Njoftimi nga Policia:
Më datën 25.05.2023 rreth orës 04.00 shoferi i veturës Audi, ka tejkaluar patrullën e trafikut në rrugën nacionale Prishtinë-Mitrovicë, duke arritë shpejtësinë e veturës në 215 km/h, në zonën e kufizimit 80.
Në bashkëpunim me patrullën e rajonit të Mitrovicës është ndaluar ngasësi i automjetit në fsharin Gracë. Ndaj shoferit janë ndërmarrë masat ligjore.