-2.4 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

Murati thotë se tatimi në pronë nuk u rrit nga Qeveria Kurti

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, në ATV, tha se Qeveria nuk e ka rritur tatimin në pronë, por tregon se ministria që ai drejton është bazuar në ligjet që janë miratuar më herët nga qeveritë e kaluara.

“Kur ballafaqohen me kritika prej qytetarëve, fajin e hedhin te qeveria ose te ministria e Financave dhe në këtë rast e kemi rastin e ë vlerësimit apo rivlerësimit të vlerës së pronave rezidenciale e cila është paraparë me ligjin të miratuar më herët, pra në vitin 2018 dhe aktet nënligjore po ashtu të miratuara më herët. Ka qenë tre dhe pesë vjet, janë dy raste. Pesë vite nëse nuk gaboj është pronat komerciale, tri vite është rezidenciale. Mirëpo, më herët para atij ligji vlerësimi është ba prej komunave dhe komunat pra kryesisht kanë ba vlerësime më të ulëta sesa vlera e tregut ose ka pasë edhe ndryshime ndërkohë, pra edhe ato komuna që kanë mund t’i bëjnë vlerësimet si duhet, ndërkohë ka pasë ndryshime në çmime dhe ky ka qenë obligim ligjor”, tha Murati.

Ai tha se Ministria e Financave në këtë rast e ka kryer një shërbim, por nuk ka marrë asnjë vendim lidhur me rritjen e çmimit në pronë.

“Ministria e Financave në këtë rast e ka kry një shërbim por nuk ka marrë asnjë vendim, sepse edhe kjo padrejtësisht është paraqitur shpeshherë, kam dëgju edhe storje të lajmeve, intervista ku është thënë ministria apo qeveria ka marrë vendim. Është e pavërtetë. Le të ma gjen dikush një vendim që e ka marrë ministria e Financave apo Qeveria për këtë çështje. Kjo ndodh në mënyrë automatike, sepse departamenti i ministrisë së Financave që është për tatim në pronë e ka obligim ligjor ta bëjë vlerësimin pra të angazhojë edhe ekspertë”, tha Murati.

 

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img