8.6 C
Pristina
Wednesday, November 6, 2024

Buy now

spot_img

Haxhiu: Individë brenda sistemit të drejtësisë po hakmerren, Blerim Isufaj e ka të zënë bishtin me derë

Blerim isufaj vazhdon të mbetet i papranueshëm për Qeverinë e Kosovës që të jetë kryeprokuror. Haptazi VV-ja e kundërshton që ai të akreditohet në këtë pozitë.

Albulena Haxhiu, ministre e Drejtësisë, të mërkurën në “Konfront” të KTV-së, ka thënë se “Kosovës nuk i duhet një prokuror që e ka bishtin në derë”, duke aluduar te Isufaj.

Ajo përmendi kushtet, sipas të cilës duhet t’i ketë një kryeprokuror – e Blerim Isufaj për Haxhiun nuk i ka.

“Kosova ka nevojë për një kryeprokuror që ka integritet profesional dhe që është i guximshëm. Kosova nuk ka nevojë për një kryeprokuror që e ka bishtin e zënë me derë sepse po e merr në qafë një popull. Z.Isufaj është kryeprokuror i Prokurorisë Speciale, kjo prokurori ka kompetencat më të mëdha sa i përket krimeve të luftës, krimit të organizuar dhe korrupsionit, shpëlarjes së parave dhe ku jemi ne në këto raste? Nuk ka vullnet për t’i luftuar peshqit e mëdhenj”, ka thënë Haxhiu.

Më tutje, ka pretenduar se individë brenda sistemit të drejtësisë po hakmerren Qeverisë së Kosovës, duke pretenduar se ka prej atyre që i shërbejnë pushteteve të kaluara.

Ajo ka thënë se opozita “po përpiqet që të pengojë reformat e Qeverisë”.

“Këtu ka subjekte opozitare që nuk dëshirojnë të lejojnë që të bëhen reforma në drejtësi. Nëse kam konsideruar se për konfiskimin e pasurisë për KPK-në, kam besuar se për vetingun jemi të unifikuar. Por, nga Kushtetuesja na erdhi një letër komente të PDK-së që e konteston faktin që një gjyqtar a prokuror mund të largohet nga sistemi nëse nuk mund ta justifikojë pasurinë. PDK-ja po thotë se ai duhet të mbetet në sistem, unë mendoj se është gabim, është fatale. Ka një përpjekje të vazhdueshme të opozitës që t’i ndalojë reformat që i ka nisë Qeveria”, ka thënë Haxhiu.

Sipas juridiksionit kosovar, sistemi gjyqësor është i ndarë prej atij legjislativ dhe ekzekutiv.

Por opozita e ka kritikuar pushtetin se po dëshiron të ndërhyjë në gjyqësi dhe prokurori “për t’i kapur ato”. Pushteti mohon, thotë se sistemi i drejtësisë pa vetting nuk po funksionon.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img