-0.5 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

Buy now

spot_img

Zbardhet misteri i zhdukjes së Sibora Gaganit, rrëfehet ish i dashuri: E kam vrarë dhe e kam murosur

Marco R., shtetasi italian i arrestuar për vdekjen e ish-partneres së tij, Paula, 28 vjeç, në Torremolinos (Málaga), ka rrëfyer se ka murosur ish të dashurën e tij shqiptare Sibora Gagani. Kjo e fundit u zhduk në vitin 2014.

Dyshohet se ai mund të ketë përdorur acid për të zhdukur trupin. Vrasësi i dyshuar i Paulës kishte refuzuar të dëshmonte në polici dhe do të dilte para gjykatësit, por kur pa foton e Sibora Gaganit në një dërrasë, në ambientet e policisë, pranoi se e kishte vrarë dhe tha se e kishte murosur.

Pas atij rrëfimi të parë, edhe pse jo zyrtarisht, policia ka bërë kontroll në shtëpinë e të hetuarit, ndonëse trupi nuk është gjetur, ka treguar delegati i qeverisë andaluziane, Pedro Fernández.

Për shkak të këtij informacioni të fundit që ka dhënë Marco R., Policia ka bërë një kontroll të ri në banesë me autorizimin përkatës gjyqësor për të kontrolluar nëse ka ndonjë gjurmë të kimikateve që ndihmojnë për të sqaruar se çfarë ka ndodhur.

Këto janë fakte të dënueshme dhe të mjerueshme,” vuri në dukje Fernández, duke shtuar se Policia “logjikisht” duhet të ndjekë të gjitha të dhënat për të kontrolluar nëse ka ndonjë lloj treguesi që mund të na lejojë të dimë se çfarë ka ndodhur me Sibora Gaganin.”

Avokatja e Marco.R. ka bërë me dije se klienti i saj nuk është akuzuar deri më tani për asnjë vepër penale për zhdukjen e Sibora Gaganit, ndonëse ka një hetim policor dhe gjyqësor në vazhdim dhe ka saktësuar se ka kërkuar një ekspertizë psikiatrike të klientit të saj në lidhje me me vdekjen e Paulës.

Marco R. u arrestua nga Policia pasditen e së mërkurës së kaluar në Torremolinos, disa orë pasi trupi i pajetë i Paulës u gjet me disa plagë me thikë. Fqinjët sigurojnë se më parë ka pasur një diskutim të fortë mes të dyve.

 

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img