-0.1 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

“Termokos” pjesë e kongresit evropian të ngrohtoreve qendrore

Ndërmarrja publike që ofron shërbime të ngrohjes qendrore “Termokos” po merr pjesë në kongresin “EuroHeat and Power”, që është takimi më i madh i organizatave dhe ndërmarrjeve evropiane, që ofrojnë shërbime të ngrohjes qendrore.

Kjo është hera e parë që “Termokos” merr pjesë në takimin më të madh të ngrohtoreve qendrore në botë.

Në këtë takim të mbajtur në Torino ku morën pjesë mbi 400 delegatë nga 32 shtete në mbarë botën, u diskutuan zhvillimet e fundit në fushën e ngrohjeve qendrore, agjendës së gjelbër, integrimit të ngrohjes me burime të ripërtërishme të energjisë së pastër.

Kryeshefi ekzekutiv i NP “Termokos”, Fisnik Osmani pati takime të veçanta, ku ka prezantuar planet e ndërmarrjes për zgjerimin e rrjetit të ngrohjes, kogjenerimin, investimin e ardhshëm “Solar 4 Kosovo” si dhe projektin “Prishtina Heatsave” për faturim të digjitalizuar.

Në takimin me Aurelie Beauvais, drejtoreshën e “EuroHeat and Power”, u diskutua për thellimin e bashkëpunimit në promovimin e NP “Termokos” për investime dhe donatorë.

“Euroheat and Power” është organizatë evropiane me seli në Bruksel, që ndihmon shtetet në promovimin e ngrohjes qendrore, ofron ndihmë në çështjet rregullative evropiane për shtetet anëtare si dhe ofron platformën më të madhe të bashkëpunimit në Evropë në mes investitorëve, donatorëve, Komisionit Evropian, akterëve publikë, agjencioneve rregullative, ndërmarrjeve shtetërore si dhe sektorit privat.

Kryeshefi Osmani me këtë rast deklaroi se “Termokos” ka dyfishuar kapacitetet në vitet e fundit duke ofruar shërbime kualitative për më shumë konsumatorë edhe për lagje tjera prishtinase.

Mbi 200 milionë euro investime janë planifikuar për NP “Termokos” në vitet e ardhshme, duke shndërruar këtë ndërmarrje në fokus të zhvillimit ekonomik të kryeqytetit.

Kryeshefi Osmani pati takime të ndara edhe me udhëheqësit e Bankës Zhvillimore për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH), organizata simotra nga Gjermania, Suedia, Estonia, etj.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img