Në Parlamentin e Kosovës sot nuk ka pasur kuorum për votimin në parim të projektligjeve.
Njëri prej projektligjeve të parapara për t’u votuar ishte edhe ai për shëndet riprodhues dhe fertilizim të asistuar mjekësor.
Tjetër projektligj për të cilin nuk ekzistuan rrethanat për votim ishte edhe ai për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për minierat dhe mineralet.
Vlen të përmendet që seanca është ende duke vazhduar.