4.7 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

Osmani për Ligjin e Pagave: Kam pasur mospajtime të mëdha me Kurtin, shpresoj të merren parasysh

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka folur për raportet e saj me kryeministrin e vendit, Albin Kurti.

Në një intervistë për nder të Ditës së Presidentit në “Radar”, Osmani ka thënë se ka shumë fusha në të cilat nuk gjejnë fare pajtim me Kurtin.

Ajo ka përmendur specifikisht mospajtimet e mëdha rreth Ligjit të Pagave.

“Ka sektorë në të cilët bashkëpunojmë më shumë, e sektorë më pak. Ka sektorë ku pajtohemi çdo ditë, e sektorë ku nuk pajtohemi fare. Çka bëjmë është kjo: mospajtimet tona i diskutojmë duke e kuptu që të dyja palët e kemi qëllimin e mirë që është jeta më e mirë e qytetarëve dhe gjejmë zgjidhje përpara. Nuk mendoj që këto garat institucionale, armiqësia mes institucioneve e ndihmon Kosovën. Përkundrazi, krijon një imazh të keq dhe pastaj çdo ditë në vend se të dëgjohet se si po kryhet një punë dëgjohet kjo tha ashtu, kjo ashtu. Natyrisht se ka tema ku nuk pajtohemi, por i zgjidhim të gjitha sepse ka qëllim reciprok. Kjo nuk do të thotë që nuk kritikohemi shpesh mes vete. Ta zëmë në Ligjin për Paga kam pasur mospajtime të mëdha të cilat janë shpreh dhe shpresoj që kanë me u marrë parasysh këto vërejte sepse ka sektorë që duhet të trajtohen më dinjitetshëm, sektorë që e mbajnë gjallë shtetin tonë që e mbrojnë atë”, tha Osmani në “Radar”.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img