-0.1 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

LDK-ja kujton Rugovën në ditën e Presidentit: Figura e tij është e pazëvendësueshme

Lidhja Demokratike e Kosovës vlerëson se ngjarja e 24 majit e vitit 1992, shënon një ndër momentet më të rëndësishme të filleve të demokracisë së shtetit të Kosovës.

Në këtë datë e cila njihet edhe si dita e Presidentit, ky subjekt politik e ka kujtuar presidentin historik Ibrahim Rugovë.

“Ngjarja e 24 majit e vitit 1992 shënon një ndër momentet më të rëndësishme të filleve të demokracisë së shtetit të Kosovës. Pikërisht para 31 viteve më 24 maj u mbajtën zgjedhjet e para parlamentare e presidenciale në Kosovën e trazuar nga lufta që po vinte pashmangshëm”.

“Zgjedhjet e para parlamentare dhe presidenciale ishin pikënisje dhe zanafilla e rrugës së gjatë për liri, pavarësi e demokraci nën maksimën për Kosovën Republikë. Ashtu siç e kishin karakterin historik këto zgjedhje, historik ishte edhe procesi i zgjedhjes plebeshitare të Presidentit Dr. Ibrahim Rugova”.

Sipas LDK-së, Rugova u bë udhërrëfyes, misonar e prijësi shpirtëror i mbarë popullit në rrugën për liri, pavarësi dhe demokraci dhe në miqësi të përhershme me ShBA dhe miqtë tanë ndërkombëtar.

“Figura e Presidentit Rugova është e pazëvendësueshme; ai për më shumë se dy dekada udhëhoqi popullin e tij në rrugën për ta fituar lirinë dhe formuar shtetin demokratik”.

“Populli i Kosovës sot, feston 24 majin, si ditën e Presidentit, duke nderuar kështu veprën historike të atit themeltar të shtetësisë së Republikës së Kosovës, Dr. Ibrahim Rugova; figurën emblematike të shtetit tonë, arkitektin dhe projektuesin e pavarësisë që ne e gëzojmë sot”.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img