2.8 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

Buy now

spot_img

Sot Kuvendi shqyrton një ligj të rëndësishëm, ka të bëjë me çmimin e barnave në Kosovë

Të mërkurën, Kuvendi i Kosovës do të mbajë seancën e radhës pas disa javësh mospunë ku pritet të shqyrtohen “një mal” pikash të papërfunduara nga seancat e kaluara. Ndër këto pika do të jetë edhe shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-220 për çmimin e produkteve medicinale.

Qeveria e Kosovës në muajin mars kishte miratuar propozim-vendimin e Ministrisë së Shëndetësisë lidhur me projektligjin që ka të bëjë me rregullimin e çmimit të barnave në Kosovë.

Kurti kishte deklaruar se ky ligj do të vendosë rregull në çmimet e barnave dhe se do të kursehen para nga gjepat e qytetarëve.

“Politikë të re që do të vendos rregull në çmimet e barnave dhe do të kursejmë para nga gjepat e qytetarëve tanë. Kjo bëhet për të siguruar barna të mjaftueshme dhe me çmim të përballueshëm. Kjo do t’i mbroj qytetarët nga çmimet e papërballueshme dhe ne do t’i kemi ndër çmimet më të lira të barnave, kjo do të ketë ndikim në shëndetësinë publike.” pati deklaruar Kurti.

Në anën tjetër, ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia ishte shprehur se projektligji rregullon çmimin e barnave dhe një pjesë të problematikave të tjera në këtë fushë derisa kishte deklaruar se vetëm Kosova e Bjellorusia në Evropë nuk e kanë pasur këtë ligj.

“Jam i lumtur që më në fund po e prezantojmë këtë projektligj në qeveri, në gjithë Evropën vetëm dy shtete kanë qenë pa e rregullu këtë çështje, Bjellorusia dhe Kosova dhe Kosova po hiqet nga kjo listë. Kjo është politikë e re në mbrojtjen e qytetarëve tanë, rregullon çmimet e barnave për , përfaqësuesit e mbajtësve për autorizimin për marketing, mbajtësit e autorizimit për marketing. Ligji ka për synim që çmimi të jetë i përballueshëm, më i mirë se në rajon dhe çmimi i një bari do të jetë njësoj në çdo barnatore, duke përcaktuar çmimet maksimale për blerje, bëhet për herë të parë sistemi rregullativ. Ky rregullim vjen nga qeveria e Kosovës për sigurimin e barnave efikase dhe me çmim të përballueshëm për qytetarët. Ky është ndikimi i drejtpërdrejt në jetën e qytetarëve dhe është parakusht për themelimin e sistemit të rimbursimit të barnave. Elementet kryesore i rregullon nismë që po propozojmë sot janë; Lartësinë e marzhës për qarkulluesit me shumicë, marzhat e përshkallëzuara për qarkulluesit me pakicë, metodologjinë e përcaktimit të çmimeve, shtetet referente, kalkulimin e çmimeve të produkteve medicinale, komisionin për përcaktimin e çmimeve, publikimin zyrtar të çmimeve, mbikëqyrjen, ankesën dhe sanksionet kundërvajtëse”, kishte thënë Vitia./Paparaci.com/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img