-2.9 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

Hidhet poshtë kallëzimi penal i arkitektit Geci ndaj drejtorit të Bulliqit

Prokuroria Themelore në Prishtinë e ka hedhur poshtë kallëzimin penal të pronarit të kompanisë “Kasolla34”, Visar Geci, ndaj drejtorit të Planifikimit Urban dhe Mbrojtjes së Mjedisit në Podujevë, Leutrim Krasniqi, se i njëjti ka kryer veprën penale “keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”.

Sipas Prokurorisë, nuk ka prova të mjaftueshme se Krasniqi ka kryer veprën penale “keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”, teksa është bërë e ditur se në lidhje me rastin është marrë në pyetje Visar Geci, pronar i kompanisë “Kasolla34” që planifikonte ndërtimin e 30 kasolleve montuese në Batllavë të Podujevës, drejtori Leutrim Krasniqi dhe zyrtari i lartë për Vlerësim të Ndikimit në Mjedis dhe Vlerësim Strategjik në Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor e Infrastrukturës, Naim Alidema.

Në raportin e Prokurorisë, thuhet se Geci në polici ka deklaruar se me veprimet e tij, drejtori i Planifikimit Urban dhe Mbrojtjes së Mjedisit në komunën e Podujevës, Krasniqi, i ka shkaktuar dëm për rreth 1.2 milion euro, që sipas tij, do të ishte fitimi i realizuar pas shitjes së 30 kasolleve në Batllavë të Podujevës.

Kurse Krasniqi, në dëshminë e tij në polici ka bërë të ditur se në lidhje me situatën e ka njoftuar edhe kryeministrin e vendit, Albin Kurti, e ministrin e Ambientit, Liburn Aliu.

“Pas shqyrtimit të kërkesës, Drejtoria e Urbanizimit ka lëshuar njoftim se parcela është tokë pyjore dhe se gjendet në zonën e dytë që nuk lejohet ndërtimi sipas vendimit nga Qeveria e Kosovës”.

“Pas këtyre procedurave më datë 06.06.2022 përmes emailit zyrtar kam ofruar informatë dhe kërkesë për anulim të pëlqimit mjedisor tek Qeveria e Kosovës përfshirë kryeministrin dhe ministrin Liburn Aliu ku për këtë nuk kam pranuar ndonjë shkresë si përgjigje”, citohet të ketë thënë Krasniqi.

Ndërkaq, sipas Zyrtarit të Lartë për Vlerësim të Ndikimit në Mjedis dhe Vlerësim Strategjik Mjedisor në MMPHI, Naim Alidema, në mos-dhënie të pëlqimit mjedisor nuk ka ndikuar njoftimi nga Drejtoria e Planifikimit Urban dhe Mbrojtje të Mjedisit nga komuna e Podujevës, por se i njëjti thotë të ketë shërbyer “për nxjerrje të një vendimi të drejtë për këtë rast”.

Aktvendimin e plotë të Prokurorisë Themelore në Prishtinë për rastin në fjalë mund ta gjeni më poshtë:

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img