Sot, në Dhomën Përfaqësuese të Mbretërisë së Holandës, zëvendesministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Kreshnik Ahmeti, takoi deputetin Jeroen van Wijngaarden, njëkohësisht delegat në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës.
Zëvendësministri Ahmeti njoftoi van Wijngaarden me progresin e bërë në procesin e anëtarësimit të Republikës së Kosovës në Këshillin e Evropës dhe shprehu gatishmërinë e institucioneve të Kosovës për t’iu përgjigjur kërkesave të raportuesve të Asamblesë Parlamentare, në mënyrë që procesi të vazhdojë pa vonesa.
Ai falenderoi Holanden për mbështetjen në këtë proces, si nga Qeveria e saj, poashtu edhe nga Parlamenti.
Poashtu, Zëvëndësministri Ahmeti shprehu mirënjohjen për roli e Dhomës së Përfaqësuesve në procesin e liberalizimit të vizave me Kosovën dhe në adresimin e sfidave me të cilat rajoni i Evropës Juglindore përballet pas agresionit të Federatës Ruse në Ukrainë.
Palët diskutuan mbi zhvillimet e fundit në Evropën Juglindore, dhe mbi rëndësinë e harmonizimit të politikës së jashtme të shteteve të rajonit me politikën e jashtme të BE-së dhe në veçanti vendosjen e sanksioneve ndaj Rusisë.