-1.3 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Buy now

spot_img

Besnik Tahiri mirëpret vendimin për asistentë në Kuvendin e Republikës së Kosovës

Rregullorja e re e Kuvendit të Republikës së Kosovës, ia ka mundësuar të gjithë deputetëve të këtë nga një asistent.

Ky vendim ka marrë dritën jeshile nga 120 deputetët e Kuvendit.

Shefi i grupit parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri e ka mirëpritur këtë rregullore, ku tha se kjo nuk është praktikuar më herët në Kosovë.

“Rregullorja e re e kuvendit ka obliguar Kuvendin dhe kryesinë që të ketë një rregullore kur secili deputet do të këtë një asistent për veti, kjo nuk është praktikë e Kosovës është praktikë ndërkombëtare por është praktikë e cila është mbështetur nga të gjithë deputetet atëherë kur është votuar rregullorja”, bëri të ditur Tahiri.

Sipas deputetit Tahiri, një zëvendësministër nuk duhet të këtë privilegje më shumë së një deputet.

Ai theksojë se një deputetet në Kuvendin e Kosovës nuk kanë as edhe zyre personale.

“Deputeti është përfaqësuesi i popullit, nuk ka kurrë një logjikë, një zëvendësministër që është emëruar më pas privilegje shumë më shumë së deputeti, e deputeti le që nuk ka as zyre, as veturë, as asistent, as këshilltarë. Unë mendojë që kjo e ndihmon funksionimin e deputetit”, ka thënë Tahiri për IndeksOnline.

Bëjmë të ditur se kjo rregullore, e cila është miratuar muajin e kaluar ku parasheh edhe emërimin e stafit për kryetarët e Komisioneve Parlamentare, si dhe nënkryetarët e Kuvendit.

Si dhe secili Grup Parlamentar deri në 10 deputetë ka të drejtë të angazhoj një këshilltar politik, ndërsa Grupet Parlamentare prej 11 deri 20 deputetë kanë të drejtë t’i angazhojnë dy këshilltarë politikë.

 

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img