4.8 C
Pristina
Saturday, November 9, 2024

Buy now

spot_img

Mehaj takohet me homologun britanik, diskutohet edhe për investime në fushën e mbrojtjes

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, është takuar me homologun e tij nga Britania e Madhe, James Heappey, shoqëruar nga ambasadori britanik, Nicholas Abbott.

Në këtë takim ndër tjerash është diskutuar për bashkëpunimin ushtarak në mes dy vendeve – si dhe investimet në fushën e mbrojtjes.

”Në këtë takim që përveçse dëshmon bashkëpunimin ndërmjet dy vendeve tona, diskutuam pika të ndryshme me qëllim zgjerimin e këtij bashkëpunimi në fushën ushtarake, pjesëmarrjen në misione, stërvitje dhe trajnime të përbashkëta, si dhe shkollimin e kuadrove të reja ushtarake të FSK-së në Akademinë e Mbrojtjes të Britanisë së Madhe”, ka shkruar Mehaj në Facebook.

“Pas realizimit të sukseshëm të trajnimit të përbashkët në Ishujt Falkland shpreha para ministrit Heappey gatishmërinë tonë që FSK të marr pjesë edhe në misione të tjera përkrah Forcave të Armatosura Britaneze. E po ashtu temë tjetër diskutimi ishte dhe investimi në industrinë e mbrojtjes dhe blerjen e pajisjeve ushtarake të cilat po bëhen përmes marrëveshjeve shtet më shtet, sipas standardeve të NATO-s dhe në përputhje me Planin Gjithpërfshirës të Tranzicionit”.

Mehaj ka shkruar për edhe perspektivën e ministrit britanik rreth bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve.

”Ministri Heappey vlerësoi lartë ndihmën e ofruar nga Republika e Kosovës në evakuimin e refugjatëve afganë, e po ashtu mbështetjen e ofruar në trajnimin e ushtarakëve ukrainas në fushën e deminimit, kërkim-shpëtimit dhe eliminimit të materieve të rrezikshme si dhe fusha tjera që mund të kërkohen nga partnerët tanë”.

”Ministri Heappey ndër të tjerash theksoi se Kosova do të ketë mbështetjen e vazhdueshme të Britanisë së Madhe në procesin e integrimit në programin e Partneritetit për Paqe, organizatat ndërkombëtare, para së gjithash në BE dhe në NATO”, ka thënë ai.

 

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img