LDK kërkon kthimin e 37.5 milionë eurove te komunat në këmbim të rikthimit në Kuvend.
Këtë e bëri të ditur shefi i Grupit Parlamentar, Arben Gashi përmes një publikimi në “Facebook”.
Ky kushtëzim sipas Gashit bëhet për faktin se komunat kanë nevojë për t’u zhvilluar, ndërsa nuk duan që të privohen nga e drejta për të përfituar.
“Ne duam që 37.5 milion euro t’u kthehen komunave për realizimin e projekteve për të mirën e qytetarëve. Duam që komunat të mos privohen nga e drejta për t’u zhvilluar. Po ashtu, duam që çdo marrëveshje ndërkombëtare në dobi të vendit të kalon. Krejt kjo varet nga vullneti i pushtetit. Është në dorën e tyre. Është përgjegjësia e tyre. Ne i duam të mirat e qytetarëve si tërësi dhe jo si të pjesshme”, thuhet ndër tjerash në komunikatën e publikuar.
Më poshtë edhe postimi i plotë: