4.7 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

OKB-ja e tronditur nga tentimet e Donald Trump për t’i frikësuar gazetarët dhe gjykatësit

Shefi i OKB-së për të drejtat e njeriut, Zeod Ra’ad al-Hussein, ka thënë sot se është i tronditur nga tentimet e presidentit të SHBA-së, Donald Trump, për t’i frikësuar apo minuar gazetarët dhe gjykatësit.

Po ashtu, ai thotë se është i shqetësuar me ndikimin e urdhrit ekzekutiv të Trumpit për t’ua ndaluar hyrjen në SHBA njerëzve nga gjashtë vende me shumicë myslimane, transmeton Express.

Zeid i ka përsëritur një varg shqetësimet për të drejtat e njeriut nëpër botë, përfshirë dhe moskokëçarjet tmerruese të disa liderëve të Bashkimit Evropian rreth emigrantëve, luftimi i avokatëve dhe përkrahësve të drejtave të njeriut  në Kinë, si dhe ligji i ri rus i cili mund të jetë përdorur për ta kufizuar lirinë e shprehjes në mënyrë arbitrare.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img