1.5 C
Pristina
Monday, November 18, 2024

Buy now

spot_img

I akuzuari në rastin “Brezovica” fiton një lëndë në Gjykatën Kushtetuese

Jadran Kostiq, një bashkëpunëtor i ish-kryetarit të Shtërpcës, Bratisllav Nikolliq, i dyshuar për ndihmë në marrje të ryshfetit në rastin ‘Brezovica’, ka fituar një rast në Gjykatën Kushtetuese dhe mund të përfitojë dëmshpërblim nga shteti.

Gjykata Kushtetuese ka konstatuar se Jadran Kostiq është mbajtur padrejtësisht në paraburgim për më shumë se katër muaj para ngritjes së aktakuzës ndaj tij.

Sipas aktgjykimit të Kushtetueses, të publikuar të martën, dy gjykatat e shkallëve të para kanë shkelur Kushtetutën e Kosovës me vazhdimin e paraburgimit të Kostiqit për më shumë se katër muaj, për një vepër penale të denueshme deri në pesë vjet, raporton Paparaci.

“Parashtruesi i kërkesës në ankesën përkatëse para Gjykatës së Apelit, specifikisht kishte pretenduar që duke marrë parasysh që në rastin e tij ekzistonte dyshimi i bazuar se ka kryer veprën penale të “Dhënies së ndihmës kryesve pas kryerjes së veprave penale” dhe për të cilën parashihet dënimi me burgim prej 6 muaj deri në 5 vjet, bazuar në paragrafin 2 të nenit 190 (Afatet kohore të paraburgimit) të Kodit të Procedurës Penale të Republikës së Kosovë, paraburgimi i tij nuk mund të zgjasë më shumë se katër (4) muaj para ngritjes së aktakuzës”, thuhet në njoftimin e gjykatës.

Kushtetuesja ka vlerësuar se aktgjykimet e Themelores dhe Apelit për vazhdimin e paraburgimit të Jadran Kostiqit për më shumë se katër muaj, para se atij t’i ngritej aktakuzë, janë në kundërshtim me parimet dhe standardet e Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut.

Megjithatë, Kushtetuesja ka thënë se aktgjykimi i saj nuk krijon efekt të ri juridik në rastin e Jadran Kostiqit, i cili vazhdon të mbetet në paraburgim dhe nën aktakuzë për rastin “Brezovica”.

 

“Në vijim, Gjykata duke marrë për bazë faktin se rasti i parashtruesit të kërkesës është duke u zhvilluar në procedurë penale, theksoi se efekti i këtij Aktgjykimi shtrihet vetëm sa i përket kohëzgjatjes së vazhdimit të paraburgimit ndaj tij në procedurë para ngritjes së aktakuzës dhe se si i tillë nuk është i vlefshëm dhe nuk prodhon efekte juridike ndaj vendimeve tjera që ndërlidhen me masën e paraburgimit të nxjerra pas ngritjes së aktakuzës”, ka thënë Gjykata Kushtetuese.

Gjykata tha se Kostiq mund të kërkojë dëmshpërblim nga autoritetet publike për kohën e mbajtur në paraburgim.

“Për më tepër dhe me sqarimin që Gjykata nuk ka autorizime ligjore për caktimin e ndonjë lloji apo mënyre të kompensimit për rastet kur konstaton shkelje të dispozitave respektive kushtetuese, e njëjta megjithatë sqaroi që parashtruesi i kërkesës gëzon të drejtën që për periudhën e vazhdimit të paraburgimit ndaj të tij pas nxjerrjes së Aktvendimit të kontestuar të Gjykatës Themelore të 17 majit 2022 e deri në ngritjen e aktakuzës ndaj tij, të kërkojë dëmshpërblim nga autoritetet publike bazuar në dispozitat ligjore në fuqi”, thuhet në njoftim.

Ndaj vendimit të panelit gjykues në këtë rast, ka reaguar përmes një mendimi konkurrues gjyqtari i komunitetit serb në Gjykatën Kushtetuese, Radomir Laban. Ai ka thënë se gjykata është dashur ta pranojë kërkesën për vendosjen e masës së sigurisë së përkohshme në procedurën penale ndaj Jadran Kostiqit.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img