Arben Lila, bashkëshorti i deputetes të Kuvendit të Kosovës, Mimoza Kusari – Lila, ka njoftuar se dje afër shtëpisë së tyre djali i tyre arriti t’i shmanget një sulmi tjetër nga një qen në një oborr të braktisur.
Ai thotë se kjo ndodhi ende pa kaluar traumat që kur djali I tyre u sulmua edhe më herët në vitin 2021. “Trauma i ka mbetur dhe po i përsëritet atij dhe neve!”, ka shkruar ai.
Ky është postimi i plotë i Arben Lilës:
Me 24 maj 2021 (foto) djalin para shkollës e sulmoi në qen. Dje afër shtëpisë arriti t’i shmanget një sulmi tjetër nga një qen rezident në një bashqe të braktisur!
A duhet paditur komuna e Prishtinës, Ministria përgjegjëse për ngritjen dhe strehimin e qenve endacak apo dyja bashkë?
Apo duhet ngritja e vetëdijes për trajtim adekuat të qenve endacak?
Trauma i ka mbetur dhe po i përsëritet atij dhe neve!
Deri kur ma?