Në ambientet e Federatës së Futbollit të Kosovës është bërë hedhja e shortit për skuadrën që do të jetë në cilësinë e vendasit në finalen e Kupës së Kosovës në futboll.
Gjilani do të jetë në cilësinë e skuadrës vendase kundër Prishtinës në finalen e madhe të Kupës së Kosovës.
Finalja e Kupës së Kosovës në futboll do të zhvillohet më 5 qershor në stadiumin “Fadil Vokrri” me fillim nga ora 18:00.
Njëherit janë bërë të ditura edhe çmimet e biletave për tifozët që duan të jenë prezent në shkallët e stadiumit.
Biletat fillojnë nga më e lira 3 euro në sektorët Veri dhe Jug, 5 euro në Lindje dhe 10 euro në Perëndim.
Federata e Futbollit të Kosovës do të shpërndajë 200 bileta falas.
Deri në finale, Gjilani arriti duke e eliminuar Llapin në gjysmëfinale, ndërkohë Prishtina siguroi finalen falë triumfit të lehtë kundër Vushtrrisë.