-0.4 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

Buy now

spot_img

Hovenier kërkoi kryetarë teknikë, Konjufca: Roli i kryetarëve është i përcaktuar me kushtetutë

Kryeparlamentari Glauk Konjufca, pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit, ka folur para gazetarëve. Një nga temat ishte edhe zgjedhja e kryetarëve të katër komunave në Veri.

Ai u pyet për deklaratën e ambasadorit Hovenier se kryetarët në Veri duhet të kenë “rol teknik e jo politik”.

Konjufca tha se roli i kryetarëve të komunave është i përcaktuar me Kushtetutë.

“Rolet e kryetarëve të komunave janë të përcaktuara me Kushtetutë dhe përgjegjësitë e tyre. Unë mendoj që ata nuk duhet të kenë as më pak, as më shumë. Më pak do të ishte e paligjshme dhe do të ishte kompromis me kornizën tonë kushtetuese, me të cilën ne funksionojmë. E më shumë do të ishte grabitje e kompetencave, pra ne jemi shtet demokratik dhe po pretendojmë me funksionu me kushtetutë, rregulla e ligje më të cilat është pajtuar shoqëria. Ndoshta ambasadori dhe të tjerët kanë mendu që mund të jetë problematike më ushtru funksionin me kompetenca të plota. Mirëpo ne do të bëjmë çmos që ta kuptojnë të gjithë se po jetojmë në një shtet demokratik. Ftesa ishte shumë gjatë e hapur për Listën Serbe dhe për partitë serbe për të marrë pjesë në zgjedhje. Tash këtu nëse ka naj projekt alternativ tjetër për me sfidu Kosovën, le të na tregojnë, por nëse është për me marr pjesë në zgjedhje dhe për t’i qeverisur institucionet e Kosovës, ajo në Kosovë mund të ndodh vetëm në një mënuyrë, kur qytetarët të votojnë në mënyrë demokratike, jo me dhunë, jo me struktura paralele, jo me komanda dhe dirigjime nga Beogradi. Institucionet e Kosovës nuk udhëhiqen kështu, ato udhëhqen kur del në zgj, kur regjisrohet nga KQZ partia politike, kur dalin përfaqësuesit e kërkojnë votën dhe qytetarët ua besojnë mandatin. LS zgjodhi rrugën tjetër, me nejt jashtë institucioneve, më organizu ndonjë rebelim sipas urdhërave të Vucicit, ne nuk mund të pajtohemi me këtë skenar. Kryetarët janë zgjedhur, do ta bëjnë betimin e tyre,njëri e bëri mbeten të tjerër. Kjo është si do të vazhdojmë përpara, nuk ka rrugë tjetër”, tha Konjufca.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img