0.7 C
Pristina
Tuesday, November 5, 2024

Buy now

spot_img

Dëshmitari kundër krerëve: Bënim roje – fshati kishin frikë nga forcat serbe

Në seancën e sotme gjyqësore kundër katër ish-krerëve të UÇK-së, dëshmitari i gjashtë i Zyrës së Prokurorit të Specializuar, ka deklaruar se prej frikës nga forcat serbe kishin bërë roje fshati.

Këtë ai e tha pas pyetjeve që mbrojtësi i Rexhep Selimit, Eric Tullyi bëri karshi dëshmitarit të gjashtë.

Mbrojtja e Selimit e ka ballafaquar dëshmitarin e gjashtë të ZPS-së, me disa pjesë të intervistës së tij që e kishte dhënë për Zyrën e Prokurorit të Specializuar, në vitin 2019.

Dëshmitari me kodin 4355, i Zyrës së Prokurorit të Specializuar, ka deklaruar se kryesia e fshatit në një mbledhje, kishte vendosur që të bëhej roje në fshat.

Sipas tij, kjo ka ndodhur në gusht-shtator 1998, dhe këto roje bëheshin për të ruajtur fshatin nga forcat serbe.

Avokati: Ti për ZPS thua në një rast personi 3, bëri një mbledhje në fshat me dal natën me ruajt, personi 3 ka bërë roje me disa të rinj, me disa djemë, fshati ka mbajtur mbledhje për të dal me bë roje natën”, pyetje kanë qenë civilët e fshatit ata që kanë bërë roje dhe përgjigja juaj është po”. A të kujtohet që ia ke thënë Prokurorisë në intervistën në vitin 2019

Dëshmitari: Po

Avokati: A mund të na thuash se kur ka ndodhur ky incident

Dëshmitari: Incident nuk u kanë ky

Avokati: Ose këto ngjarje kur janë bërë këto rojet e natës

Dëshmitari: Nga fundi i 98’ës, kryesia e fshatit e ka bërë mbledhjen që disa me dal natën me bë roje në fshat

Avokati: A mund të na thuash përafërsisht se në çfarë muaji ka ndodhur kjo gjë

Dëshmitari: 98’ën gusht-shtator aty pari ndoshta

Në pyetjen e mbrojtjes së Selimit se për të bërë roje a paguheshin apo ishte punë vullnetare, dëshmitari u shpreh se ishte punë vullnetare pa pagesë.

Avokati: Të bëje roje nuk paguheshe apo jo nuk ishte punë me pagesë ishte punë vullnetare

Dëshmitari: Vullnetare pa pagesë u kanë

Avokati: Askënd nuk e detyronin që të bënte roje nate, nuk është që të detyronte kush që të bënte roj

Dëshmitari: Nuk dëgjohet

Avokati: Për çfarë ruanin fshatarët fshatin, nga kush e ruanin fshatin fshatarët

Dëshmitari: Fshatin e ruajtshim nga forcat serbe kishim frikë mos po hynë edhe me dhënë një alarm që ka diçka

Ndërsa, në pyetjen e mbrojtjes se a ishte e zakonshme kjo praktikë e rojës së fshatit edhe në fshatrat tjera, kjo përgjigje u redaktua nga Specialja.

Një pjesë e dëshmisë së këtij dëshmitari të radhës së ZPS-së, ka qenë e mbyllur për publikun.

Qysh në nisje të seancës së sotme, prokurori i ZPS-së, i cili po parashtronte pyetje për dëshmitarin e 6-të, Mattheë Holling kërkoi të kalohet në seancë private me qëllim që të mbrohet dëshmitari.

Dëshmitari i gjashtë i ZPS-së, ka nisur dhënien e dëshmisë së tij nga pasditja e djeshme. Një pjesë e dëshmisë së dëshmitarit të gjashtë u dëgjuar kryesisht në seancë të mbyllur për publikun si masë për mbrojtjen e dëshmitarit.

Ndërsa, po në seancën e djeshme gjyqësore kundër Thaçit dhe të tjerëve, dëshminë e tij e përfundoi edhe dëshmitari i pestë i ZPS-së.

Katër dëshmitarët e parë në gjykimin kundër ish-presidentit, Hashim Thaçi, ish-kryekuvendarëve, Jakup Krasniqi e Kadri Veseli dhe ish-deputetit, Rexhep Selimi, dhanë dëshminë e tyre në seanca të mbyllura për publikun.

Ish-krerët e UÇK-së, për të cilët prokuroria pretendon se kanë kryer krime lufte, po gjykohen pas një procedure paraprake që ka zgjatur më shumë se dy vjet.

Gjatë krejt kësaj kohe, ish-presidenti Thaçi, ish-kryeparlamentarët Krasniqi dhe Veseli, si dhe ish-deputeti Selimi, po qëndrojnë në paraburgim në Hagë, ndërsa në paraqitjet e tyre para gjykatës ata janë deklaruar të pafajshëm.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img