7.7 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Buy now

spot_img

Kamberi: I kam dërguar shkresë Borrellit dhe Lajçakut për Luginën, nuk ka diçka konkrete

Deputeti shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi ka thënë se i është drejtuar shefit të diplomacisë evropiane, Josep Borrell dhe të dërguarit special të BE-së, Miroslav Lajçak, me një shkresë për Luginën e Preshevës dhe të drejtat e shqiptarëve atje.

Kamberi deklaroi se marrëveshja e Ohrit mes kryeministrit Kurti dhe presidentit Vuçiq krijon një standard të ri të trajtimit të barabartë të komuniteteve në rajon.

“Ajo çka ndodhi në Ohër në shikim të parë nuk e ka të përfshirë Luginën e Preshevës, por në parimet bazë fillestare përmenden të drejtat e pakicave. Mendoj që marrëveshja pavarësisht, marrëveshja e dakorduar se akoma nuk e kemi të nënshkruar, pavarësisht që nuk e ka drejtpërdrejtë Luginën e Preshevës po krijon një standard të ri të trajtimit të barabartë të komuniteteve në këtë rajon. Ne jemi munduar që në kuadër të lobimit që e kemi pasur në Uashington të insistojmë edhe në institucionet më të larta të Shteteve të Bashkuara të politikbërjes në Kongres, Senat, në State Department të shtrojmë këtë temë dhe është tash inkurajuese ditëve të fundit ajo që ndodhi në Kongresin Amerikan ku ishte një dëgjim ku përmendet Lugina e Preshevës”, tha ai në Tëvë1.

Tutje Kamberi tha se pavarësisht që Kosova ka marrë disa obligime sa i përket komunitetit serb në Kosovë, ai cilësoi se këto obligime nuk duhet të jenë të karakterit ekskluziv sepse siç tha ai, në Ballkan nuk ka vetëm pakicë serbe por ka edhe komunitete të tjera.

“Me 25 të këtij muaji do të kemi një takim të drejtpërdejtë me delegacionin e Senatit dhe Kongresit Amerikan në Beograd ku do të shtohen temat që kanë të bëjnë me ndërtimin e parimeve universale në Ballkanin Perendimor. Është shumë e qartë se Kosova ka marrë obligime sa i përket veriut dhe një lloj të them mekanizmi politik juridik përmes të cilit do ti garantojnë Listës Serbe disa të drejta, por megjithatë nuk duhet lejuar që kjo të jetë e katrakterit ekskluziv, sepse në Ballkan nuk ka vetëm një pakicë serbe ka edhe komunitete tjera që jetojnë”, tha ai.

Teksa deputeti shqiptar theksoi se i është drejtuar edhe ndërmjetësuesve Borrell e Lajçak me një shkresë sa i përket të drejtave të shqiptarëve në Luginë, por që sipas tij, nuk ka marrë nonjë përgjigje konkrete.

“Përveç në Senatin dhe Kongresin amerikan unë drejtpërdrejtë iu kam drejtuar me një shkresë edhe zotit Borrell dhe Lajçak i cili është ndërmjetës për dialogun Kosovë – Serbi por siç thotë emërtimi i tij edhe për çështje të tjera të Ballkanit Perendimor. E tash nuk ka ndonjë reagim konkret, ajo që thuhet në letrën kthyse të zotit Borrell dhe Lajçak që kam marrë unë se të drejtat e shqiptarëve janë një shqetësim edhe për Bashkimin Evropian por se duhet të trajtohen në procesin e anëtarësimit të Serbisë në Bashkimin Evropian”, shtoi ai.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img