-2.9 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

Sveçla e quan sfidë migrimin në Kosovë, premton trajtim të dinjitetshëm të migrantëve

Ministria e Punëve të Brendshme e ka lansuar projektin për zgjerimin e Qeverisjes së Migrimit, i cili ka për qëllim ndalimin e migrimit të parregullt, raporton teve1.info

Projekti i mbështetur nga Konfederata Zvicerane në vlerë prej 2.1 milionë frangave zvicerane, ka për qëllim edhe trajtimin sipas standardeve everopianë të migrantevë të huaj në Kosovë.

“Migrimi mbetet një sfidë për shtetin e Kosovës, rajonin dhe më gjerë. Zhvillimet e ndryshme sidomos luftërat dhe konfliktet detyrojnë largimin dhe migrimin nga vendet e ndryshme të botës, të cilët lëvizin përmes rajonit të Ballkanit Perëndimor. Andaj, prioriteti jonë ka qenë dhe mbetet parandalimin i migrimit të parregullt, duke luftuar grupet kriminale që merren me kontrabandim me migrantë, si dhe duke zgjeruar infrastrukturën dhe përmirësuar shërbimet për pritjen, akomodimin dhe trajtimin e dinjitetshëm të migrantëve dhe aplikuesve për mbrojtje ndërkombëtare”, theksoi ministri Sveçla.

Në këtë takim mori pjesë ambasadori i Zvicrës në Kosovë, z. Thomas Kollly, shefja e IOM-it në Kosovë, znj. Annna Rostocka, përfaqësues të Policisë së Kosovës, si dhe organizata partnere në Kosovë.

Në hapje të konferencës, ministri i Punëve të Brendshme, z. Xhelal Sveçla fillimisht falënderoi shtetin dhe popullin Zviceran për përkrahjen e vazhdueshme që ka ofruar për vendin dhe institucionet e Kosovës ndër vite.

Ai tha se Zvicra ka qenë dhe mbetet ndër partnerët tonë kryesore drejt zhvillimit të shtetit të Kosovës dhe përmirësimit të cilësisë së jetesës së qytetarëve të Republikës së Kosovës.

Ministri Sveçla vuri në dukje se projekti që po lansohet sot është i rëndësishëm në përmbushjen e objektivave të Kosovës në fushën e migrimit.

“Zgjerimi i kapaciteteve dhe infrastrukturës për pritjen dhe trajtimin e migrantëve që është pjesë e këtij projekti, reflekton prioritetet dhe politikat tona shtetërore për: menaxhim të lëvizjeve migratore, si dhe trajtimin e migrantëve sipas standardeve ndërkombëtare dhe parimeve ndërkombëtare për mbrojtjen e të drejtave të njeriut etj. Objektiv i përgjithshëm i këtij projekti është që të kontribuojë në përmirësimin e qeverisjes së migrimit, duke u bazuar në evidenca gjithëpërfshirëse dhe të maksimizojë potencialin e migrimit për të arritur rezultate konkrete të zhvillimit të qëndrueshëm”, tha ndër të tjera Sveçla.

Vlera e projekti është 2.1 milion franga zvicerane dhe financuar nga Konfederata Zvicerane dhe që do të realizohet nga organizata për migrim IOM.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img