11.9 C
Pristina
Wednesday, November 20, 2024

Buy now

spot_img

Kolektivi qytetar organizon marsh për të drejtat në punë

Me rastin e 8 Marsi Ditës Ndërkombëtare të Grave, kolektivi qytetar ‘MARShojmë S’festojmë’  të revoltuar dhe në solidaritet me të gjithë ata që protestojnë sot në botë organizojn marrsh për të drejta ekonomike dhe shoqërore, si parakusht për një qyetari të njëmendët.

“Duam punësim pa shfrytëzim, barazi, liri dhe drejtësi shoqërore. Kërkojmë punësim me pagë që na mundëson jetë me dinjitet.”

“Duam sigurim shëndetësor, siguri në punë, dhe punë pa diskriminim për të gjitha pa dallim etnie, religjioni, moshe, shkollimi, orientimi seksual, identiteti gjinor dhe aftësisë. MARShojmë S’Festojmë për barazi në punësim, përfaqësim politik, dhe në familje”, thekson kolektivi qytetar.

Pabarazia në punë dhe në relacion me punën sipas tyre ndikon më së shumti tek grupet e margjinalizuara.

“Prandaj, ne protestojmë kundër seksizimit, homofobisë, transfobisë dhe racizimit.Kolektivi qytetar ‘MARShojmë S’festojmë’ bën thirrje shoqerisë për t’u mobilizuar kundër pabarazive dhe shfrytëzimit në punë, në sferën publike dhe private; bënë thirrje institucioneve të kenë qasje proaktive për të adresuar çështjet e punësisë, varfërisë, dhe pabarazisë gjinore në punë, me theks te gratë.”

Kolektivi qytetar ‘MARShojmë S’festojmë’ është inciativё qytetare që synon të jetë zёri për të shtypurat në shoqëri. Përbëhet nga qytetare, aktiviste për të drejtat e grave, grupe sindikaliste dhe të punëtorëve, akademike/ë, artisteë media dhe OJQ tё ndryshme.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img