Presidenti amerikan, Joe Biden, dhe kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve, Kevin McCarthy i kanë quajtur të frytshme negociatat e tyre lidhur me tavanin e borxhit, mirëpo ende asnjë marrëveshje nuk është arritur”.
“Besoj që mund ta arrijmë marrëveshjen”, u ka thënë reporterëve McCarthy.
Ndonëse e ka pranuar që ka pjesë ku nuk ka dakordi, presidenti Biden ka thënë që “mospagesa nuk vjen në shprehje”.
“Dështimi për mos ta paguar nuk vjen në shprehje, dhe mënyra e vetme për të shkuar përpara është në mirëbesim dhe drejt një marrëveshjeje dypartiakëshe”.
Tavani i borxhit është limiti i shpenzimeve I vendosur nga Kongresi, që përcakton se sa para mund të huazojë qeveria.
Dështimi për ta rritur përtej 31.4 trilionëshit deri në qershor mund të çojë që Shtetet e Bashkuara të dështojë ta paguajë borxhin e vet.
Kjo do të thotë që qeveria nuk do të mund të huazonte më para apo t’i paguante të gjitha faturat./PrishtinaPress/