Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së shtunës në parkingun e një dyqani në Aachen të Gjermanisë, ku një shqiptare është dhunuar për vdekje nga ish-burri i saj.
Sakaq mediet mediat gjermane zbuluan dje identitetin e viktimës ndërsa zbardhin detaje nga krimi. Ish-bashkëshorti i Jetmirës u vetëdorëzua në polici disa orë pas krimit, raporton “Bild”.
Raportohet se çifti janë nga Mitrovica e Kosovës, ndërsa viktima është identifikuar si Jetmira Beka, nënë e tre fëmijëve.
Kryeprokurorja e Aachenit, Katja Schleknermann-Pitts bën të ditur se çifti ishin ndarë. Çifti ishte divorcuar për shkak të dhunës që ish-burri kishte ushtruar ndaj 28-vjeçares.
Në momentin e vrasjes së Jetmirës, ishte e pranishme edhe motra e saj. Krimi ndodhi rreth orës 19:00 të së shtunës në mbrëmje, në sy të klientëve.