Ka shumë lloje të fobive në botë që ende nuk janë përcaktuar plotësisht nga se vijnë. Njëra prej tyre është megalofobia, që do të thotë të kesh frikë nga gjërat e mëdha.
Njerëzit me këtë lloj fobie ndjehen mjaft të stresuar pranë objekteve të mëdha.
Por, çfarë është saktësisht megalofobia?
Megalofobia do të thotë të kesh frikë nga objektet e mëdha. Personat me këtë lloj fobie ndihen të stresuar dhe të frikësuar kur ndodhen pranë kafshëve të mëdha, strukturave ose automjeteve gjigante.
Megalofobia nuk është një gjendje shumë e zakonshme dhe vlerësohet të ndodhë midis 3 dhe 15 për qind të popullsisë së botës.
Ekspertët nuk e dinë pse ndodh kjo dhe mund t’i ndodhë kujtdo, pavarësisht nga mosha apo gjinia.
Për shkak se nuk ka shumë kërkime mbi këtë temë, ekspertët shpesh e lidhin këtë me ndonjë traumë personale të kaluar.