I mbijetuari i masakrës së Dubravës, Enver Dugolli, ka rrëfyer në Pressing të T7 për përjetimet aty.
Ai ndër tjerash ka thënë se burgu i Dubravës përdorej nga pushteti serb për ushtrinë dhe policinë.
Rrjedhimisht, burgu i Dubravës ishte cak i NATO’s për t’u bombarduar.
Këtë e kishin vënë në pah forcat serbe, kështu i kishin larguar të burgosurit serbë
”Ne nuk e dinimin a do të vazhdojë bombardimi apo jo në atë pjesë. Muri i burgut është i lartë shumë, gardianët dhe mbikëqyrësit janë tërhequr, i kanë tërhequr edhe burgosurit serbë, edhe disa të komuniteteve, brenda kemi qenë të burgosur shqiptarë. Ka pasur burgosur politikë, ka pasur të burgosur ordinerë, por një të përbashkët që e kemi pas është që kemi qenë shqiptarë”, ka rrëfyer Dugolli.
Ai ka rrëfyer zgjerisht për gjumin që më pas e kanë bërë në oborrin e burgut.
“Kishte edhe të vdekur, përkundër kësaj ne ishim me ta”, ka thënë Dugolli.