1.5 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Buy now

spot_img

Rama: Harta e fitores nuk do jetë hera e fundit!

Në 14 maj, harta e Shqipërisë u “vesh rozë” dhe kryeministri Edi Rama u zotua që do punojë shumë fortë që kjo të mos jetë hera e fundit. Nga Bulqiza, kreu i qeverisë tha se ajo hartë është e bashkimit të Shqipërisë dhe një tregues se vendi do të shkojë përpara.

“Unë do kërkoj që të gjithë ata që janë me ne, të bëjnë çdo përpjekje që ajo harta elektorale e një harte që nuk është e ndarë, të mos jetë e tillë për herë të fundit, ne duhet ta shtyjmë përpara këtë vend dhe këtë shoqëri”, tha Rama.

Ai pati një falënderim të veçantë, jo vetëm për ata që votuan socialistët, por edhe ata që nuk i votuan, e për më tepër ata që nuk shkuan në votime. Sipas kryeministrit, njëherazi edhe kryetar i Partisë Socialiste, këto të fundit do të luajnë një rol të rëndësishëm në rikthimin në normalitet të politikës, aktualisht pa një opozitë, sipas tij.

“Falenderoj ato që nuk kapërcyen ylberin dhe nuk dolën të votojnë, që nuk e ndyen votën për një koalicion që ka ngrënë shuplakën më të rëndë nga shqiptarët, por edhe atyre që nuk votuan. (…)Unë jam e bindur që kjo disfatë monumentale dhe skandaloze e atyre që e kanë marrë peng Shqipërinë, nuk është disfata e atyre që nuk mendojnë si ne, por e një grushti njerëzish. Më keq nuk ka, por nëse do ketë edhe më keq, akoma më shpejt do vijë dita kur të normalizohet jeta politike dhe për këtë meritë kryesore e kanë ata që nuk votojnë”, tha Rama.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img