8.4 C
Pristina
Wednesday, November 20, 2024

Buy now

spot_img

Ky është raporti zyrtar për matjen e territorit të Kosovës (Dokument)

Qeveria e Republikës së Kosovës bëri të ditur se raporti i Komisionit për Matjen e Territorit të Republikës së Kosovës është publikuar në faqen zyrtare të Qeverisë së Republikës së Kosovës, pas prezantimit në mbledhjen e 135-të të Qeverisë, të mbajtur më 3 mars 2017.

Ky raport zyrtar i Komisionit të Ekspertëve, të kryesuar nga kryetari i Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës, puna e të cilit është mbikëqyrur dhe nënshkruar nga përfaqësuesit e Ambasadës së SHBA-ve, të KFOR-it dhe të BE-së, tashmë është në procedurë të dërgimit për informim në Kuvend dhe te Presidenti i vendit.

“Qeveria e Republikës së Kosovës vlerëson faktin që edhe ky raport konfirmon punën e Komisionit shtetëror, qëndrimin e Komisionit të ekspertëve ndërkombëtarë të thirrur nga Presidentja Jahjaga, të Departamentit të Shtetit të SHBA-ve, të vendeve mike evropiane dhe shumë institucioneve vendore se Republika e Kosovës, me procesin e shënjimit të kufirit me Malin Zi, nuk e humb asnjë metër të territorit të Kosovës”.

“Duke ftuar përfaqësuesit e partive parlamentare dhe më gjerë që të jenë pjesë e këtij procesi historik të shënjimit të një kufiri ndërkombëtar të Republikës së Kosovës, i cili njëkohësisht hap udhë për lëvizjen e lirë të qytetarëve të Kosovës në vendet e Bashkimit Evropian, Qeveria fton deputetët e Kuvendit që të jetësojnë vullnetin e qytetarëve të Kosovës për realizimin e këtyre aspiratave shumëvjeçare”, thuhet në njoftim.

Raportin e publikuar nga Qeveria e Kosovës mund ta lexoni KËTU:

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img